Papa mbështet thirrjet për armëpushim të Pashkëve Ortodokse

Bota

Papa mbështet thirrjet për armëpushim të Pashkëve Ortodokse

Nga: V.N Më: 24 prill 2022 Në ora: 16:22
Papa Françesku

Papa Françesku iu bashkua të tjerëve në thirrjen për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse – që është një ngjarje e rëndësishme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur me besimtarët katolikë në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë "për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur".

Luftimet filluan dy muaj më parë - por "në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar", komentoi Françesku.

OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë rritur gjithashtu thirrjet për një armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat