Austin: Ukraina një frymëzim për botën e lirë

Bota

Austin: Ukraina një frymëzim për botën e lirë

Nga: M.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:39
Lloyd Austin

Tani po dalin më shumë detaje për takimin që po zhvillohet mes ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe vendeve të Bashkimit Evropian për ofrimin e më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Duke folur derisa takimi ishte gati të fillonte, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin vlerësoi "trimërinë dhe aftësinë" e forcave të armatosura të Ukrainës dhe tha se mbrojtja e tyre e vendit të tyre kundër pushtimit rus do të hynte në histori.

Gjenerali Austin tha se forca e rezistencës ukrainase i kishte blerë kohë NATO-s për të siguruar pajisje dhe mbështetje, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai tha gjithashtu se Rusia po kryente "mizori të pambrojtshme" dhe lufta ishte një "sfidë për njerëzit e lirë kudo".

Gjenerali Austin tha se takimi do të punojë për të zhvilluar një kornizë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë konfliktin dhe të mbështesë vendin kur të mbaronte lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat