Raketat ruse shkatërrojnë hangarin që përmban armë evropiane dhe amerikane

Bota

Raketat ruse shkatërrojnë hangarin që përmban armë evropiane dhe amerikane

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Raketat ruse kanë goditur një depo armësh që strehonte armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, ka pretenduar Moska.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan hangarë në rajonin e Zaporizhzhia që përmbanin "një grumbull të madh armësh dhe municionesh të huaja të furnizuara për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane".

Dje, Rusia akuzoi Perëndimin se "derdh vaj në zjarr" me dërgesat e armëve që nxisin konfliktin nëntë-javor.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë dhe raketa anti-ajrore dhe antitank./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat