Zyrtari ushtarak i Kharkiv: Mbrojtësit tanë u pritën me lot

Bota

Zyrtari ushtarak i Kharkiv: Mbrojtësit tanë u pritën me lot

Nga: M.H. Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:50
Ukrainë

Kreu i administratës ushtarake në Kharkiv ka konfirmuar për BBC se katër rrethe janë rimarrë nga rusët.

Oleg Sinegubov tha se ushtarët ukrainas kanë rifituar kontrollin e plotë mbi Kutuzovka, Verkhyna Rohanka, Slobidske dhe Prelensne, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Në Kutuzovka, rreth njëqind njerëz, shumica prej tyre të moshuar dhe fëmijë, jetuan në bodrume të ftohta për dy muaj pa furnizime me dritë, gaz dhe ushqim," tha Sinegubov.

Sot mbrojtësit tanë u pritën me lot”.

Por derisa situata është përmirësuar disi për njerëzit në ato rajone, bombardimet kanë vazhduar, tha ai.

Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, ishte një nga vendet që u vu nën sulmin e hershëm rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat