Pamje brenda fabrikës së çelikut në Mariupol/ Të rrethuar nga rusët, ushtarët ukrainas këndojnë nën granatimet e rënda

Bota

Pamje brenda fabrikës së çelikut në Mariupol/ Të rrethuar nga rusët, ushtarët ukrainas këndojnë nën granatimet e rënda

Nga: P.R Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:55
“The Telegraph” ka publikuar një video ku shihen ushtarët ukrainas të cilët këndojnë në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Media e njohur britanike, “The Telegraph” ka publikuar një video ku shihen ushtarët ukrainas të cilët këndojnë në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Videoja e publikuar më 4 maj 2022 nga Nik Mark, një nga ushtarët ukrainas në kompleksin e rrethuar Azovstal në Mariupol, tregon një ushtare femër duke kënduar "Babai ynë Bandera" me ushtarë të tjerë në errësirën e bunkerit, ndërsa Rusia intensifikon sulmet duke zhdukur forcat e mbetura ukrainase në fabrikën e çelikut, e cila është streha e fundit e ushtarëve ukrainas në qytetin port jugor.

Nuk dihet ende se kur mund të jetë realizuar videoja në të cilën ushtarët këndojnë “marsi i nacionalistëve ukrainas”.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se sulmet intensive dhe bombardimet pa ndërprerje vazhduan në fabrikën e çelikut gjatë natës së të enjtes./Bota sot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat