Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Bota

Kush është “terminatori” nga Azovstal, një student historie që humbi një sy dhe një dorë gjatë luftimeve

Më: 11 maj 2022 Në ora: 20:09
Ilija Samoilenko

Ilija Samoilenko, një oficer nga Azov, tërhoqi vëmendjen kur iu drejtua publikut më 8 maj nga uzina e rrethuar e çelikut Azovstal.

Ai foli në konferencë pas zëvendëskomandantit të Regjimentit Kalinin, Batalionit Azov, dhe u bëri përshtypje shumë njerëzve me njohuritë të gjuhës angleze.

Informacioni për të është publikuar tani nga Garda Kombëtare e Ukrainës.

Samoilenko iu bashkua ushtrisë në vitin 2015 dhe humbi krahun e majtë dhe syrin e djathtë gjatë luftimeve.

Krahun e ka zëvendësuar me një protezë mekanike titani, ndërsa tani ka një sy artificial.

Para se të shkonte në luftë, ai studioi në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Kievit dhe ëndrra e tij është që të përfundojë studimet pas përfundimit të luftës.

Më 8 maj, ushtarët ukrainas nga Azov thanë se do të luftonin sa të ishin gjallë dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmonte në evakuimin e të plagosurve. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat