Burri tenton të rrëmbejë të miturin sapo doli nga kopështi, kacafytet me nënën e tij

Bota

Burri tenton të rrëmbejë të miturin sapo doli nga kopështi, kacafytet me nënën e tij

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Itali. Një shtetas rumun ka tentuar të rrëmbejë një 4-vjeçar në mes të ditës, sapo ai doli nga kopshti.

Sipas La Reppublica, mësohet se ngjarja ka ndodhur jashtë institutit “Maisonnette”, në Viale dell’Umanesimo në Itali.

Shtetas rumun e priti të dilte nga kopshti dhe më pas u hodh mbi të miturin. Nëna e vogëlushit ka reaguar menjëherë dhe ka luftuar me të panjohurin për ta penguar të merrte djalin e saj.

Shtetasi rumun rezulton me precedentë penalë për grabitje. Personi u arrestua mënjëherë nga karabinierët e stacionit Eur.

Gjithçka ndodhi në më pak se 1 minutë. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse ishte akt i një të çmenduri apo diçka e paramenduar. Mësohet se nëna ka deklaruar se nuk e njihte personin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat