Ukraina kritikon politikën energjetike të Merkel

Bota

Ukraina kritikon politikën energjetike të Merkel

Nga: A.SH Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Ukraina ka kritikuar ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi ajo tha se nuk kishte "asgjë për të kërkuar falje" për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina në vitin 2014, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Merkel, e cila u largua nga detyra gjashtë muaj më parë, tha të martën se Evropa dhe Rusia ishin fqinjë që nuk mund të injoronin njëra-tjetrën. "Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar pavarësisht nga të gjitha dallimet tona," tha ajo.

Por këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak tha se Merkel e kishte "shtyrë" Evropën drejt një varësie më të madhe nga furnizimet ruse të energjisë.

“Nëse kancelarja Merkel e dinte gjithmonë se Rusia po planifikonte një luftë dhe qëllimi i Putinit është të shkatërrojë BE-në, atëherë pse [Gjermania] do të ndërtonte Nord Stream 2”, shkroi ai në Twitter.

Pasardhësi i Merkelit, Olaf Scholz, pezulloi projektin e tubacionit të gazit në shkurt pas pushtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat