Vritet në Ukrainë një ish-ushtar nga Britania e Madhe

Bota

Vritet në Ukrainë një ish-ushtar nga Britania e Madhe

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:30
Vritet në Ukrainë një ish-ushtar nga Britania e Madhe

Një ish-ushtar britanik është vrarë duke luftuar për forcat e armatosura të Ukrainës, ka thënë familja e tij.

Jordan Gatley, i cili u largua nga ushtria britanike në mars dhe udhëtoi për në Ukrainë, u përshkrua si “një hero” nga babai i tij Dean në një homazhe në mediat sociale.

Ai humbi jetën në qytetin lindor të Severodonetsk, i cili ka pasur luftime intensive ditët e fundit/.

Ministria e Jashtme ka thënë se “po mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Ukrainë”.

Babai i Gatley shkroi në një postim në Facebook se djali i tij kishte ndihmuar në trajnimin e forcave lokale. Ai shtoi se Jordan u qëllua për vdekje në vijën e frontit ndërsa mbronte qytetin dhe ata u informuan për vdekjen e tij të premten.

Sipas postimit në Facebook, familja “kishte disa mesazhe nga ekipi i tij atje që tregonin për njohuritë, aftësitë dhe dashurinë që kishte ai për punën që bënte”.

“Jordani dhe ekipi i tij ishin aq krenarë për punën që po bënin dhe ai shpesh më thoshte se misionet që po bënin ishin të rrezikshëm, por të nevojshëm”, thuhet në postim, shkruan BBC.

Në Severodonetsk janë zhvilluar luftime me artileri të rëndë dhe thuhet ka viktima të shumta edhe në mesin e ukrainasve dhe forcave ruse.

Guvernatori i rajonit Serhiy Haidai i tha TV ukrainas se granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytet. Deri në 800 civilë janë fshehur në strehimoret nëntokësore të bombave në uzinë, kanë vlerësuar zyrtarët ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat