Dronët turk shkatërrojnë rafinerinë ruse, i sulmuan ukrainasit

Bota

Dronët turk shkatërrojnë rafinerinë ruse, i sulmuan ukrainasit

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një rafineri ruse në ka shpërthyer në flakë pas një sulmi me ato që duket të jenë dronët turk bayraktar, që janë parë të përdoren në masë nga ushtria ukrainase.

Autoritetet ruse thonë se sulmi erdhi pikërisht nga drejtimi i Ukrainës , teksa uzina e cila ndodhet në qytetin kufitar Rostov, lëshoi flakë e tym të zi duke u detyruar të ndalë prodhimin

Rajonet ruse në kufi me Ukrainën kanë raportuar sulme dhe bombardime të shumta pasi Moska nisi sulmin ndaj Ukrainës.

Shef i Ministrisë së Emergjencave të Rusisë për Rajonin e Rostovit tha se kishte dy sulme të njëpasnjëshme me dron në orët e mëngjesit.

“Sot në orën nëntë është marrë informacion nga zjarrfikësit për një zjarr në rafinerinë e naftës , aty janë dërguar forca dhe mjete për të shuar zjarrin në një gradë më të lartë. Kur mbërritën njësitë e para të zjarrit, u zbulua se impianti i vakumit në uzinë ishte në  flakë”, tha Sergej Filippov.

Sulmi i dytë thonë rusët kishte për qëllim rezervuarët e naftës së papërpunuar në rafineri, furnizuesi më i madh i produkteve të naftës në Rusinë jugore, por nuk pati dëme.

Pamjet e mediave sociale treguan se si një dron që fluturonte drejt rafinerisë, shkaktoi  një shpërthim të madh pas goditjes

Rafineria ka një kapacitet vjetor deri në 7.5 milion ton dhe ka filluar punën në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat