Zëdhënësi i Qeverisë ruse: Rusia e ndal ofensivën, nëse Ukraina dorëzohet

Bota

Zëdhënësi i Qeverisë ruse: Rusia e ndal ofensivën, nëse Ukraina dorëzohet

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:28
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia do t’i japë fund ofensivës në Ukrainë posa Kievi të dorëzohet dhe u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që t’i urdhërojnë ushtarët për t’i ulur armët.

“Pala ukrainase mund të ndalë gjithçka para fundit të ditës së sotme.

Nevojitet një urdhër për njësitet nacionaliste që t’i ulin armët”, citohet të ketë thënë zyrtari rus, sipas agjencisë AFP.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vazhdimisht ka thënë se ushtria e vendit të tij nuk do të dorëzohet dhe se në fund do të triumfojë në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat