LIVE: Vazhdon lufta shkatërrimtare/ Putin “shënjestron” edhe një shtet, merr vendimin drastik

Bota

LIVE: Vazhdon lufta shkatërrimtare/ Putin “shënjestron” edhe një shtet, merr vendimin drastik

Nga: BOTA SOT Më: 15 korrik 2022 Në ora: 06:09 Përditësuar në ora: 23:40 më 15.07.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Hungaria kundër sanksioneve ndaj Moskës: Ekonomia europiane po gulçon. Ukraina: S’është faji i masave, por i luftës së Putinit

Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka konsideruar sanksionet e marra ndaj Moskës si një dëm që Europa i ka bërë vetes.

Agjencia France-Presse raporton se Orban, një nacionalist që ka qeverisur Hungarinë që nga viti 2010 dhe shpesh përplaset me Brukselin, ka qenë një kritik i ashpër i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse.

Në një fjalim në radion kombëtare, Orban u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndryshojnë politikën e sanksioneve.

“Fillimisht mendova se thjesht e dëmtuam pak veten, por ekonomia evropiane e qëlloi ‘veten në mushkëri’ dhe po gulçon për ajër.

Ka vende të përkushtuara ndaj politikës së sanksioneve, por Brukseli duhet të pranojë se ishte një gabim, se sanksionet nuk e kanë përmbushur qëllimin për të cilën u vendosën, madje ka pasur efektin e kundërt.

Brukseli mendoi se politika e sanksioneve do të dëmtonte rusët, por kjo na dëmton më shumë neve”, tha Orban.

Në qershor, 27-vendet e BE-së miratuan zyrtarisht një ndalim për shumicën e importeve të naftës ruse pas disa javësh rezistencë nga Hungaria, duke iu dorëzuar përfundimisht kërkesës së Orban për të përjashtuar naftën ruse të dërguar me tubacion.

Sanksionet mbulojnë dy të tretat e naftës ruse që aktualisht po sillet me anije.

Ukraina u kundërpërgjigj kundër komenteve të Orbanit, duke thënë se sanksionet ishin vendosur në përgjigje të një pushtimi rus që kishte marrë “dhjetëra mijëra” jetë.

“Sanksionet ndihmojnë në mbajtjen e shtetit agresor përgjegjës për krimet e tij, si dhe dobësojnë aftësinë e tij për të vazhduar luftën. Nuk janë sanksionet që po e vrasin ekonominë evropiane, por lufta hibride e Rusisë”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko në mediat sociale.

Sulm me raketa, të paktën tre të vrarë nga Rusia në Dnipro! Objektivat, ndërmarrja industriale dhe rruga e ngarkuar

Raketat ruse kanë goditur një ndërmarrje industriale në Dnipro dhe një rrugë aty pranë, me të paktën tre persona të vrarë në sulm, ka bërë me dije Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, e ka shkruar këtë në Telegram.

“Ka goditje në Dnipro. Raketat goditën një ndërmarrje industriale dhe një rrugë të frekuentuar aty pranë”, shkroi ai.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë humbur jetën dhe 15 janë plagosur nga sulmi me raketa.

“Ne po zbulojmë ende shkallën e shkatërrimit”, shtoi Reznichenko.

Kremlini “shënjestron” Tokion, zbardhet vendimi drastik për 384 zyrtarëve japonezë

Rusia ka njoftuar sanksione kundër 384 zyrtarë japonezë në përgjigje të mbështetjes nga Tokio të sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

“Rreth 384 anëtarëve të parlamentit japonez u ndalohet hyrja në Rusi, pasi janë akuzuar për “miratimin e një qëndrimi jomiqësor, anti-rus”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Një vendim i ngjashëm është marrë nga Kremlini edhe në maj.

Në atë kohë ishte ndaluar hyrja për 63 zyrtarë të lartë japonezë, përfshirë kryeministrin Fumio Kishida.

Kremlini shkarkon drejtorin e Agjencisë Hapësinore Ruse

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shkarkimin e kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos, duke i dhënë fund një mandati që u karakterizua nga akuzat për korrupsion dhe tensione të vazhdueshme me agjencitë e tjera hapësinore, përfshirë NASA-n.

Të premten Kremlini bëri të ditur emërimin e Yuri Borisov, një ish-zëvendës kryeministër dhe zëvendës ministër i mbrojtjes, për të zëvendësuar Dmitry Rogozin në krye të agjencisë hapësinore.

Është e paqartë nëse Rogozin u largua tërësisht nga postet qeveritare apo do t'i jepej një pozicion i ri diku tjetër. Rogozin nuk dha asnjë deklaratë publike pas shkarkimit, por agjencia Roskosmos publikoi më vonë një video që tregon momentet kryesore të mandatit të tij.

Roskosmos njoftoi gjithashtu një marrëveshje të re partneriteti me NASA-n, mbi misione me "ekuipazhe të integruara" në fluturimet hapësinore ruse dhe amerikane.

Rogozin mbikëqyri agjencinë ruse të hapësirës që nga viti 2011-të, fillimisht si zëvendëskryeministër dhe më pas si drejtor i përgjithshëm. Gjatë mandatit të tij, Roskosmos ishte subjekt i raporteve të vazhdueshëm në lidhje me korrupsionin dhe vjedhjen e fondeve publike dhe së fundmi u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me NASA-n./REL

Ushtarët ukrainas përdorin artileri amerikane me rreze të gjatë “Howitzer”

Ndihmat perëndimore për Kievin janë jetike për të penguar përparimin e forcave ruse, të cilat tashmë kontrollojnë një pjesë të territorit në lindje të Ukrainës. Por, ushtria ukrainase synon që me armët si topi special amerikan “Howitzer”, të rimarrë kontrollin në territoret e pushtuara.

Ushtarët e Ukrainës sollën në fushëbetejë në verilindje të vendit të shkatërruar nga lufta, armët e artilerisë së rëndë amerikane “Howitzer”.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dërguan Ukrainës një tjetër grup topash “Howitzer” të llojit M777 me predha 155 milimetërshe.

Dërgesa ishte në kuadër të paketës së ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për të penguar përparimin e Rusisë në sulmin kundër Ukrainës, i nisur në shkurt të këtij viti.

Në varësi të llojit të predhës së përdorur, topat Howitzer, mund të lëshojnë deri në 5 predha në minutë me një rreze veprimi nga 24 deri në 30 kilometra.

Ministria e Jashmte e Ukrainës thotë se vlerëson çdo ndihmë të ofruar, por përdisa kjo nuk mjafton për ta fituar luftën, Ukraina do të vazhdojë të kërkojë më shumë.

Mbi 30 vende të ndryshme i kanë dhënë Ukrainës një numër të madh pajisjesh moderne dhe të fuqishme ushtarake.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Vdes në paraburgim britaniku i kapur nga separatistët pro-rusë

Shtetasi britanik Paul Urey, i cili u kap rob nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, ka vdekur në paraburgim, sipas raportimeve në media.

Mbretëria e Bashkuar shprehet se po kërkon sqarime urgjente nga Ukraina dhe qeveria ruse mbi raportet për vdekjen e një punonjësi humanitar britanik.

“Ne po e ngremë urgjentisht këtë me aleatët tanë ukrainas dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse”, tha zyra e Ministrisë së Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

“Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të ngushtë me familjen”.

Urey, nga Warrington, Cheshire, u arrestua në një pikë kontrolli pranë qytetit juglindor të Zaporizhias në prill dhe u akuzua si mercenar.

Ai u mbajt rob në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donjeckut (DPR) së bashku me një person tjetër, Dylan Healy, ndërsa thuhet se po përpiqej të shpëtonte një grua dhe familjen e saj të bllokuar nga luftimet.

Një përfaqësues i separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore deklaroi më 15 korrik se britaniku Paul Urey kishte vdekur në paraburgim.

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Lufta e Ukrainës do të hyjë në një fazë të re të rrezikshme

Thomas L. Friedman Thomas L. Friedman

Kur përpiqen të shpjegojnë përmirësimet e fundit që janë vënë re në operacionet e ushtrisë ruse në Ukrainë, disa zyrtarë ukrainas kanë thënë: “Të gjithë rusët memecë kanë vdekur!”. Është një batutë e vjetër, që do të thotë se rusët kanë gjetur më në fund një mënyrë më efektive për ta zhvilluar këtë luftë, ku performanca e tyre e hershme plot paaftësi solli vrasjen e mijërave prej tyre.

Për shkak se lufta e Ukrainës duket se është shndërruar në një luftë shkatërrimtare – me Rusinë që qëndron kryesisht në vijën e frontit dhe që godet me bomba dhe raketa qytetet ukrainase në lindje, duke i shndërruar ato në rrënoja dhe më pas duke përparuar – mund të mendoni se më e keqja e këtij konflikti ka kaluar tashmë.

Mund ta keni gabim. Unë vetë besoj se lufta në Ukrainë do të hyjë në një fazë të re, bazuar në këtë fakt: shumë ushtarë dhe gjeneralë rusë mund të jenë të vdekur, por edhe aleatët e palëkundur të Ukrainës në NATO janë të lodhur. 

Kjo luftë ka sjellë tashmë një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror, benzinës dhe ushqimeve në Evropë. Dhe nëse vazhdon deri në dimër, shumë familjeve në Bashkimin Evropian mund t’iu duhet të zgjedhin midis ngrohjes dhe ushqimit.

Për pasojë, mendoj se faza e re e luftës, është ajo që unë e quaj “Strategjia e Dimrit” e Vladimir Putin kundrejt “Strategjisë Verore” të NATO-s. Është e qartë se Putin është gati të vazhdojë të përparojë në Ukrainë, me shpresën se inflacioni në rritje i çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në Evropë do ta përçajë në fund aleancën e NATO-s. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Pesë mënyrat për t’u përballur me taktikat e shantazhit ushqimor të Vladimir Putinit

Mark Lynas Mark Lynas

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, presidenti rus Vladimir Putin ka nisur zbatimin e njëtaktikë të re, duke u përpjekur ta shantazhojë botën përmes privimit nga ushqimet. Duke bllokuar portet e Ukrainës në Detin e Zi, dhe duke ndaluar eksportin e të korrave të jashtëzakonshme të grurit në tregjet botërore, Putini po përdor kërcënimin e urisë ndajvendeve në zhvillim të varura nga importi, si një taktikë për të kërkuar lehtësimin e sanksioneve.

Mënyra e vetme për ta përballuar këtë shantazh, pa e zhytur në një zi buke jugun e botës – në mungesë të masave të suksesshme për të hequr bllokadën – është kursimi i burimeve ushqimore gjetkë. Në një raport të ri për grupin mjedisor pro-shkencës “RePlanet”, unë listoj 5 mënyrat kryesore për t’iu kundërvënë këtij shantazhi.

1. Hiqni bllokadën ruse

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është të kërkohet nga Putini të heqë bllokadën, në mënyrë që të eksportohetgruri i Ukrainës. Siç është shprehur drejtori i Programit Botëror tëUshqimit, Dejvid Bizli:“ Për momentin, kapanonete grurit në Ukrainë janë plot. Ndërkaq, 44 milionë njerëz në mbarë botën janë në prag të urisë. 

Ne duhet t’i çlirojmë këto porte, në mënyrë që ushqimi të mund të lëvizë brenda dhe jashtë Ukrainës.” Përdorimi i urisë si një taktikë ushtarake, është një krim lufte. E gjithë bota duhet ta dënojë atë, dhe të mobilizohet për të këmbëngulur që Putini të lejojë hapjen e porteveukrainase”.

2. Stop përdorimit të drithit për funksione të tjera përveç ushqimit

Lexo lajmin e plotë KËTU.

Qëndrueshmëria e Rusisë në luftën e Ukrainës, do të testojë vendosmërinë e Perëndimit

Lionel Barber Lionel Barber

Këto ditë gjendja në bunkerin e presidentit Volodimir Zelenski në Kiev është e kthjellët por në kufijtë e zymtësisë. Dhe largimi i afërt i Boris Xhonson nga Downing Street, zor se do ta ketë rritur disi humorin. Një personazh karikaturesk në Britani, Xhonson u mor seriozisht në Ukrainë. 

ADVERTISING

Ai mbajti premtimet që dha për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, dhe ishte një prani qetësuese në një aleancë perëndimore, shumë të ndjeshme ndaj shantazhit rus në lidhje me energjinë dhe armët bërthamore. Strategjia e Vladimir Putin, ka ndryshuar në raport meplanin e tij fillestar dhe të pazbatueshëm, për të vendosur në Kiev një regjim kukull. 

Që nga ajo kohë, presidenti rus po zhvillon një luftë rrënuese në lindje dhe jug, me synim zhdukjen e aftësisë sëUkrainës për të vepruar si një shtet sovran. Një pjesëtar i rrethit tëngushtë të Zelenski, i tha një vizitori perëndimor kohët e fundit se Putini po luante “lojën  e pritjes”, i bindur se mund të kishte fillimisht humbje të mëdha, por tanimë në rënie, të thyente moralin e ukrainasve, dhe në fund të kishte sukses në përpjekjen e tij për ta rikthyer sferën e ndikimit të Rusisë në zonën përreth saj.

Në Uashington, administrata Bajden ka arritur në përfundimin, se është jetike të “lëkundet” bindja e Putinit se mund t’i rezistojë Perëndimit. Kjo do të thotë se ukrainasve duhet t’u jepen mjetet për t’i shkaktuar sa më shumëhumbje rusëve, dhe për ta rimarrë territorin në Donbasdhe rreth portit Kerson në Detin e Zi.

Nën breshëritë e pamëshirshme të artilerisë, forcat ukrainase janë detyruar të bëjnë tërheqje taktike. Edhe pse numri i saktë i viktimave mbahet sekret me fanatizëm, disa raporte sugjerojnë se ata po humbasin nga 600 deri në 1000 njerëz në ditë. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

A janë në fakt “UFO-t” armë të reja sekrete të SHBA-së ose Rusisë?

Holman W.Jenkins, Jr. Holman W.Jenkins, Jr.

Tashmë e dimë se UFO-t nuk janë sisteme sekrete ruse, deklaruan disa blogerë dhe analistë, pasi pushtimi i dështuar i Rusisë në Ukrainë, nuk arriti të prodhojë prova të aftësive të avancuara të Moskës. Në fakt, ne nuk e dimë me siguri një gjë të tillë. 

Është e vërtetë, që të ashtuquajturat Fenomene Ajrore të Paidentifikuara ose UAP, siç i quan ushtria amerikane, ka të ngjarë të mos jenë ruse. Shikimet më të besueshme të supozuara,kanë qenë ato të pilotëve ushtarakë amerikanë gjatë misioneve stërvitore në hapësirën ajrore të rezervuar për operacionet stërvitore ushtarake amerikane. 

Nëse objektet janë reale dhe produkt i ndonjë qeverie, ka të ngjarë të jenë tonat. Por një teknologji e tillë do të kishte një rrezik destabilizues, dhe me gjasë nuk do të zbulohej nga asnjë fuqi që e zotëronte atë. Nëse pamjet misterioze janë ato që duken – objekte të vogla fluturuese tejet të shpejta dhe shumë të manovrueshme – atëherë ato do ta prishnin menjëherë ekuilibrin e vendosur prej disa dekadash nga armët bërthamore. 

Kjo pasi sistemet e supozuara pa pilot, mund të përdoren për të shkatërruar me shpejtësi dhe tërësisht forcat bërthamore të armikut, edhe pa përdorur armë bërthamore. Në pushtimin e Ukrainës, Rusia ka flirtuar me shumë rreziqe strategjike. Dhe do të kishte shumë më tepër se sa kaq, nëse do të zbulonte aftësi ushtarake transformuese. 

Kina dhe India do të ishin po aq të alarmuara sa SHBA-ja dhe NATO-ja, duke i dhënë fund çdo barriere që i mban ato tani gati neutrale në luftën e Rusisë. Për ata që nuk e kanë vënë re, çështja e UFO-ve u rishfaq në skenë me një urgjencë të re pas publikimit të vitit 2017 nga Pentagoni të disa videove të regjistruar nga pilotët amerikanë të objekteve fluturuese të pashpjegueshme. 

Lexo lajmin e plotë KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat