SHBA dhe aleatët po shqyrtojnë mundësinë e trajnimit të pilotëve ukrainas

Bota

SHBA dhe aleatët po shqyrtojnë mundësinë e trajnimit të pilotëve ukrainas

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po shqyrtojnë mundësinë e trajnimit të pilotëve ukrainas si pjesë e një përpjekjeje afatgjatë për të ndihmuar potencialisht Kievin të ndërtojë një forcë ajrore të ardhshme ukrainase.

Sipas mediave të huaja, shefi i Shtabit të Forcave Ajrore, Charles “CQ” Brown, pranoi se diskutimet ishin duke u zhvilluar, por nuk konfirmoi asnjë vendim.

Me sigurimin e armëve kundërajrore të Perëndimit, Ukraina ka qenë në gjendje të parandalojë Rusinë që të përdorë forcën e saj ajrore shumë më të avancuar për të vendosur dominimin në qiej.

Por Ukraina ka kërkuar gjithashtu të largohet nga varësia e saj nga aeroplanët rusë duke siguruar aeroplanë luftarakë amerikanë dhe duke trajnuar pilotët e saj.

Në këtë drejtim, forcat ajrore të Ukrainës kanë shprehur publikisht shpresat e saj për F-15 dhe F-16.

Ndërkohë mediat shkruajnë se SHBA do të shpallë një paketë të re armësh për Ukrainën në ditët e ardhshme, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Paketa pritet të përfshijë raketa-hedhës të lëvizshëm amerikanë, të njohur si Himars, si dhe municione artilerie.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 8 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 2.2 miliardë dollarë në muajin e fundit.

Ndërkohë, duke raportuar rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë, Inteligjenca ushtarake britanike ka thënë se ofensiva e Rusisë në rajonin e Donbasit të Ukrainës vazhdon të ketë përfitime minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat