Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Filipinet

Bota

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Filipinet

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 7 goditi Filipinet të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

Tërmeti u regjistrua në veri të Luzonit, ishullin më të populluar të vendit, në orën 8:43 të mëngjesit me orën lokale, sipas USGS. Agjencia fillimisht e përcaktoi tërmetin me magnitudë 7.1, dhe më pas në 7.0.

Epiqendra e tij ishte rreth 13 kilometra në juglindje të qytetit të vogël Dolores, provinca Abra, me një thellësi prej 10 kilometrash, sipas USGS.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Manila, më shumë se 400 kilometra larg, ku banorët u evakuuan nga ndërtesat dhe dolën në rrugë.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) tha se qytetarët duhet të përgatiten për çdo pasgoditje, por shtoi se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami. Abra është një rajon pa dalje në det i njohur për luginat e thella dhe terrenin malor.

Ndërkaq, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në ndërtesat. Presidenti i Filipineve, Ferdinand “Bongbong” Marcos Jr. urdhëroi një dërgim të menjëhershëm të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës në Abra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat