​Rritja e trafikut, kolonat në Francë arrijnë deri mbi 800 kilometra

Bota

​Rritja e trafikut, kolonat në Francë arrijnë deri mbi 800 kilometra

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Rritja e trafikut për shkak të festave vjetore ka sjellë turma të mëdha në Francë të shtunën, veçanërisht në rrugët që të çojnë në Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik, ku u krijuan radhë në një gjatësi prej rreth 800 kilometrash.

Rreth mesditës, makinat kanë qëndruar në kolona në të gjithë vendin me një gjatësi totale prej 800 kilometrash, njoftojnë autoritetet lokale.

Në autostradën 7, e cila kalon nëpër luginën e Rhone, shoferëve iu deshën më shumë se pesë orë për të udhëtuar nga Lyon në Orange. Ndryshe do t'u duhej një orë e gjysmë, njoftoi kompania Vinci, e cila menaxhon këto rrugë.

Fundjava në kthesën e korrikut në gusht është tradicionalisht një kohë e ngarkuar në rrugët kryesore në Francë. Shkak për këtë është bërë largimi i shumë njerëzve drejt jugut dhe kthimi i atyre që kthehen nga pushimet.

Por sivjet turmat janë më të pakta se vitin e kaluar, kur në të njëjtën periudhë drejtuesit e mjeteve prisnin në radhë mijëra kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat