Meka dhe Medina përfshihen nga rrufetë e shira të rrëmbyeshëm

Bota

Meka dhe Medina përfshihen nga rrufetë e shira të rrëmbyeshëm

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 14:04
Meka dhe Medina përfshihen nga rrufetë e shira të rrëmbyeshëm

Rrugët në qytetet Mekë e Medine të Arabisë Saudite janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut, të përcjellura me shkarkesa rrufesh.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihej se shumë rrugë në Medine ishin nën ujë dhe automjetet kishin vështirësi për të ecur.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile të Mekës, publiku është paralajmëruar të marrë masa paraprake ndaj aksidenteve dhe përmbytjeve të papritura që mund të ndodhin për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe të shmangin vendet e ulëta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat