Presidenti i Këshillit të BE-së jep një paralajmërim: Rusia e ka vënë botën në rrezik

Bota

Presidenti i Këshillit të BE-së jep një paralajmërim: Rusia e ka vënë botën në rrezik

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:45
Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian ka nderuar “guximin dhe profesionalizmin” e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas një vizite të inspektorëve të saj në uzinën e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke shtuar se prania e tyre e vazhdueshme ishte “e nevojshme” për të garantuar sigurinë.

Rusia e ka vënë botën në rrezik”, shkroi Charles Michel në Twitter. Centrali më i madh bërthamor i Evropës u pushtua nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt, shkruan Al Jazeera.

Stafi ukrainas, që vazhdon të operojë në këtë zonë, thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake, përcjell Klankosova.tv

Michel tha se ai foli me kreun e agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, pas vizitës së shumëpritur të enjten. Disa inspektorë nga misioni 14 anëtarësh kanë mbetur në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat