Ndryshimet klimatike mund të kenë efekt shkatërrues për Mesdheun Lindor

Bota

Ndryshimet klimatike mund të kenë efekt shkatërrues për Mesdheun Lindor

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ndryshimet klimatike mund të kenë një efekt shkatërrues në jetën e miliona njerëzve në Mesdheun lindor dhe Lindjen e Mesme, ku temperaturat po rriten pothuajse dy herë më shpejt se mesatarja globale, ka paralajmëruar një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh.

Instituti i Qipros thekson në raportin e tij se deri në fund të shekullit mund të ketë një rritje të temperaturës prej pesë ose më shumë gradë në rajon dhe se një ngritje e tillë në të ardhmen do të ishte pothuajse dyfishi dhe shumë më herët se sa pritej në pjesë të tjera të planetit.

Raporti, i përgatitur nën kujdesin e Institutit Max Planck për Kimi dhe Qendrës për Kërkime Klimatike dhe Atmosferike të Institutit të Qipros, do t'i dorëzohet Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që mbahet në muajin nëntor në Egjipt.

Kombinimi i reduktimit të reshjeve dhe ngrohjes së përshpejtuar mund të çojë në thatësira të rënda dhe të kërcënojë sigurinë e ujit dhe ushqimit, dhe shumë vende janë të papërgatitura për rritjen e nivelit të detit, tha një ekspert.

"Ky skenar do të nënkuptojë sfida serioze për infrastrukturën dhe bujqësinë bregdetare dhe mund të çojë në kripëzimin e ujërave bregdetare, duke përfshirë Deltën e Nilit me popullsi të dendur dhe të kultivuar," tha autori i raportit George Zitis nga Instituti i Qipros.

Ai paralajmëron se përmbushja e objektivave kryesore të Marrëveshjes së Parisit, një pakt global nga vendet për të reduktuar emetimet, mund të stabilizojë rritjen vjetore të temperaturës në rreth dy gradë Celsius.

Shkencëtarët rekomandojnë zbatimin e shpejtë të veprimeve të dekarbonizimit me theks të veçantë në sektorët e energjisë dhe transportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat