Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllime pas vdekjes së Mbretëreshës

Bota

Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllime pas vdekjes së Mbretëreshës

Nga: A.SH Më: 8 shtator 2022 Në ora: 20:08
Mbretëresha Elizabeth II

Një numër liderësh të huaj - shumë prej të cilëve Mbretëresha u takua disa herë - tani po i bëjnë homazhe jetës së Elizabeth II, përcjell Bota sot.

Presidenti francez Emmanuel Macron

Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet.

E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë mbresa të qëndrueshme në vendin dhe shekullin e saj.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau

E rëndë është kjo që mësuam për vdekjen e Mbretëreshës, Madhërisë së Saj.

Ajo ishte një prani e vazhdueshme në jetën tonë - dhe shërbimi i saj për kanadezët do të mbetet përgjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat