Ish-gjenerali amerikan numëron tri rreziqet, me të cilat mund të përballet ushtria ukrainase gjatë avancimit të saj

Bota

Ish-gjenerali amerikan numëron tri rreziqet, me të cilat mund të përballet ushtria ukrainase gjatë avancimit të saj

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:19
Mark Hertling

Gjenerali i pensionuar amerikan dhe njëherit ish-zyrtari i lartë i forcave amerikane në Evropë, Mark Hertling, ka analizuar rreziqet potenciale për ushtrinë ukrainase pas avancimit të jashtëzakonshëm që e realizoi në rajonin e Kharkivit.

Hertling ka theksuar se janë tri brenga që ai i cilëson si kyçe për avancimin e ukrainasve: tempoja, lodhja dhe “mjellmat e zeza”.

Tempoja

Sipas doktrinës ushtarake amerikane, tempoja definohet si “ndalje e shpejtësisë dhe ruajtja e ritmit gjatë operacioneve ushtarake- duke marrë parasysh aktivitetet e armikut”. Hertling theksoi se me tempo nuk nënkuptohet shpejtësia – por aftësia për ruajtjen e pozicioneve gjatë luftimeve.

“Komandanti e përcakton tempon e një operacioni ushtarak, bazuar në aftësitë për të ruajtur iniciativën për operacione ofensive, ndryshe thënë: ‘Mos shkoni edhe aq larg, duke mos lëvizur shpejtë e pamenduar mirë për të gjitha pajisjet përcjellëse (artileria, shërbimi sekret, derivatet dhe municioni)’”, shtoi Hertling.

Ai pranoi se ekziston një pjesë e forcave ukrainase që nuk mund të përcjellin luftëtarët në vijën e parë të frontit, dhe nuk bëhet fjalë për fyerje, por për të kuptuarit e metodave luftarake.

Për këtë këshillon zyrtarët ushtarakë të Ukrainës që pavarësisht emocioneve për shkak të suksesit të kundërofensivës – duhet të mendojnë për tempon e operacioneve ushtarake.

Lodhja

Elementit tjetër të rëndësishëm që ukrainasit duhet t’i kushtojnë rëndësi te avancimi i tyre, është lodhja e trupave.

“Forcat që sulmojnë mund të sulmojnë 4-5 ditë pa pushim. Nuk bëhet fjalë për pajisjet luftarake, por për qenie njerëzore”, thotë Hertling.

Sipas përvojës së tij në luftë, por edhe bazuar në qendrën nacionale amerikane të trajnimit ushtarak, njësitë do të humbin aftësitë nëse nuk pushojnë pas pesë ditësh aksione ofensive. Në anën tjetër, zyrtarët e lartë ushtarak në terren fillojnë të marrin vendime të gabuara – pra pas tri e më shumë ditësh më pak gjumë, gjithçka është e mundur për të keq.

“Zgjohemi çdo ditë, pas pesë ditësh, duke analizuar raportin për avancimin e Ukrainës dhe flasim ‘shpresojmë se do të shkojnë tutje, të marrin më shumë territor nën kontrollin e tyre’. Forcat ukrainase aktualisht janë të lodhura, jo për shkak të lodhjes dhe mungesës së gjumi, por edhe për shkak të emocioneve që kanë lidhje me luftën”, tha ndër tjera gjenerali amerikan me shumë përvojë.

Mjellmat e zeza

Termi “mjellmat e zeza” përdoret për ngjarje të paparashikuara gjatë asaj që zakonisht pritet të ndodhë në një situatë, por që mund të kenë pasoja të mëdha. Mjellmat e zeza karakterizohen me paparashikueshmëri, pasoja të rënda dhe ideja që të jenë sa më shumë vigjilent.

Sipas tij, këto probleme të mundshme mund të kenë pasoja të mëdha që kërkojnë të mendohet mirë për to derisa po festohet për fitore të mëdha në fushëbetejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat