Gjenerali më i lartë i logjistikës i Rusisë është zëvendësuar, pasi sukseset ushtarake ukrainase ekspozuan të metat logjistike në ushtrinë ruse.
Gjenerali Dmitry Bulgakov është liruar nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram.
60 vjeçari Mizintsev është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit në maj.
Disa analistë besojnë se logjistika është lidhja e dobët në ushtrinë ruse. Ajo do të përballet me sfida të mëtejshme pas thirrjes së 300.000 rezervistëve nga i gjithë vendi.