Putin i hapur për dialog për centralin bërthamor të sekuestruar nga Ukraina

Bota

Putin i hapur për dialog për centralin bërthamor të sekuestruar nga Ukraina

Nga: A.M Më: 11 tetor 2022 Në ora: 18:35
Vladimir Putin

Situata rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia - më i madhi në Evropë - është "shqetësues", i tha presidenti rus Vladimir Putin kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Televizioni shtetëror rus njoftoi se Putini u takua me Grossin në Shën Petersburg dhe tha se ai ishte "i hapur për dialog" për këtë çështje, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Ai i tha gjithashtu Grossit, i cili drejton Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, se bota aktualisht po dëshmonte "elemente të politizimit tepër të rrezikshëm të gjithçkaje që lidhet me aktivitetin atomik".

Trupat ruse kapën uzinën e Zaporizhzhia në fillim të marsit, por kanë mbajtur stafin ukrainas të stacionit.

Më herët të martën, zëvendësdrejtori i objektit u rrëmbye nga rusët, thanë autoritetet në Kiev.

Centrali bërthamor ndodhet në pjesën e pushtuar nga Rusia të rajonit jugor të Zaporizhzhia. Ai është bombarduar vazhdimisht, me Kiev dhe Moskë që fajësojnë njëri-tjetrin për sulme të tilla.

Në fillim të këtij muaji, Putin shpalli aneksimin e Zaporizhzhia-s dhe tre rajoneve të tjera të Ukrainës - një veprim i dënuar nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat