Ekonomitë e mëdha rrezikohen nga recesioni

Bota

Ekonomitë e mëdha rrezikohen nga recesioni

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Lufta ruse në Ukrainë mund të fusë në recesion disa prej ekonomive më të përparuara të botës. Recesioni mund të prekë edhe ekonominë numër një në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse presidenti amerikan Xho Bajden flet për një frenim të përkohshëm dhe minimal.

Parashikimet për zhytjen në recesion të ekonomisë më të fuqishme të botës janë bërë nga disa banka të ndërkombëtare, si JPMorgan. Fondi Monetar Ndëkrombëtar në raportin më të fundit për sigurinë globale financiare, parashikon reduktim të rritjes për ekonominë amerikane deri në nivelin 1% për vitin e ardhshëm. Megjithatë, FMN parashikon që recesioni të jetë i pranishëm në të tjera ekonomi të mëdha me ndikim në financat globale si Gjermania dhe Italia. Prodhimi i Brendshëm Bruto për këto dy vende pritet të arrijë përkatësisht me minus 0.3 dhe minus 0.2%, vitin e ardhshëm.

Faktori kryesor është kriza energjetike, e shkaktuar nga problemet në furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia.E gjithë Europa, por në veçanti Gjermania dhe Italia kanë varësi të madhe nga importet ruse. Tkurrje të madhe të ekonomisë, ndonëse më të lehtë nga parashikimet e mëhershme pritet të ketë edhe Rusia, vitin e ardhshëm e ndëshkuar me sanksionet perëndimore për sulmin në Ukrainë.

Rritja ekonomike globale për 2023-shin pritet të jetë 2.7%, 0.2 pikë përqindjeje më e ulët nga sa pritej

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat