Dy vajza derdhin salcë domatesh mbi pikturën 72.5 mln £ të Van Gogut

Bota

Dy vajza derdhin salcë domatesh mbi pikturën 72.5 mln £ të Van Gogut

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:53
Dy vajza derdhin salcë domatesh mbi pikturën 72.5 mln £ të Van Gogut

Dy gra të veshura me bluza “Just Stop Oil” hynë në një dhomë galerie në sheshin Trafalgar rreth orës 11 të mëngjesit të së premtes (14 tetor) dhe hodhën dy kanaçe me salcë domatesh në picture Sunfloëer, të Van Gog.

Piktura, e cila ka një vlerë prej 72.5 milionë paund dhe është bërë me vaj në pëlhurë, ishte e mbrojtur nga xhami.

Një nga aktivistet, Phoebe Plummer, 21 vjeç, bërtiti:

“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta? A vlen më shumë se ushqimi? Më shumë se drejtësia? A jeni më shumë të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture, apo mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë?"

Ajo shtoi: “Kriza e kostos së jetesës është pjesë e kostos së krizës së naftës. Karburanti është i papërballueshëm për miliona familje të ftohta dhe të uritura. Ata nuk mund të përballojnë as të ngrohin një tenxhere supë.”

Hedhja e supës erdhi në ditën e 14-të të demonstratave të lidhura me këtë grup aktivistësh, i cili kërkon që qeveria të ndalojë të gjitha licencat e reja të naftës dhe gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat