Komandanti i ri i Rusisë në Ukrainë e pranon situatën të tensionuar luftarake

Bota

Komandanti i ri i Rusisë në Ukrainë e pranon situatën të tensionuar luftarake

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:27
Sergei Surovikin

Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, ka pranuar se situata ushtarake në Ukrainë ishte “e tensionuar”, veçanërisht rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson, përcjell Bota sot.

"Situata në zonën e 'Operacionit Special Ushtarak' mund të përshkruhet si e tensionuar," tha ai për kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24 në një intervistë.

"Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse," tha ai. "Para se gjithash, kjo ka të bëjë me sektorët Kupiansk, Lyman dhe Mykolayiv-Kriviy Rih."

“Ushtria ruse mbi të gjitha do të sigurojë evakuimin e sigurt të popullsisë” të Khersonit, shtoi Surovikin, i cili ka qenë në krye të operacioneve në Ukrainë për 10 ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat