Djali i një guvernatori rus arrestohet në Milano: Bleu mikroçipë për tanket e Putinit

Bota

Djali i një guvernatori rus arrestohet në Milano: Bleu mikroçipë për tanket e Putinit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 15:39
Vladimir Putin

Është arrestuar në Itali, djali i një politikani të lartë rus, pjesë e një rrjeti të spiunazhit ushtarak, të të njëjtit rrjet me tre personat e arrestuar në Uzinën e Gramshit, një muaj më parë, ku mbi të gjitha spikat një tjetër pseudonim Lana, njëjtë si Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në Uzinën e Armëve në Gramsh.

Mikroprocesorë për tanket e Putinit, naftë venezueliane që i është shitur Kinës, pastrim parash me kriptovaluta.

Është skema kriminale, me ndikim të dukshëm politik, e ngritur nga një oligark rus, ende i paidentifikuar dhe i menaxhuar nga dy sipërmarrës- të arrestuar të hënën më 17 tetor në Itali dhe Gjermani, me mandat nga drejtësia e Nju Jorkut.

Policia italiane arrestoi Artem Uss, 40 vjeç, djali i guvernatorit të Krasnoyarsk (Siberia Qendrore) Alexander Uss.

Uss po hipte në aeroportin ‘Malpensa’ të Milanos me një fluturim direkt për në Turqi. Në të njëjtën ditë, partneri i tij i biznesit Yury Orekhov u bllokua në Hamburg. FBI dhe Interpol janë në gjurmët e pesë anëtarëve të tjerë të bandës. Tre shtetas rusë: Svetlana Kuzurgasheva, e njohur edhe si “Lana Neumann”, Timofey Telegin dhe Sergey Tulyakov, si dhe dy venezuelianë: Juan Fernando Serrano Ponce dhe Juan Carlos Soto.

Prokurorja e Brooklyn, Cheryl Pollak detajoi aktivitetet e grupit ruso- venezuelian me një aktakuzë prej 49 faqesh, që kulmoi me 11 akuza, në thelb për anashkalimin e sanksioneve kundër Moskës.

Krimi më i rëndë është kontrabanda e teknologjisë amerikane që mund të përdoret për qëllime ushtarake. Dënimi: deri në 30 vjet burg.

Orekhov dhe Uss janë bashkëpronarë të Nda Gmbhh, një kompani import- eksporti e specializuar në lëndët e para dhe pajisjet industriale, me qendër në Hamburg, Gjermani.

Kjo ishte platforma ligjore në qendër të trekëndëshave të paligjshme, të cilat filluan në vitin 2018. NDA u paraqit si një kompani gjermane për furnitorët amerikanë, kryesisht kompanitë njujorkeze dhe kaliforniane. Ndër vite, kompania Orekhov dhe Uss ka blerë produkte teknologjike, si gjysmëpërçues dhe mikroprocesorë, duke ia dorëzuar ato kompanive ruse, tashmë në listën e subjekteve të sanksionuara: Radioexport, Network, Technologies dhe Abtronics.

Dyshimet e prokurorisë janë se të gjitha këto pajisje janë përdorur për vendosjen e qarqeve elektronike të avionëve luftarakë, sistemeve raketore, radarëve, satelitëve. Gjykatësi amerikan shkruan se “komponentët e prodhuar në SHBA u gjetën në armët ruse të kapur në Ukrainë”, veçanërisht në tanke. Vlera ekonomike e operacioneve arrin në “disa milionë dollarë”. Por është e qartë se këtu peshojnë shumë implikimet politiko- ushtarake. Inteligjenca amerikane po i shumëfishon përpjekjet e saj për të shkurtuar të gjitha dërgesat e materialeve të vlefshme të destinuara për ushtrinë e Putinit.

Megjithatë, leximi i shkresave gjyqësore ngre dyshime të forta për kontrollet e vendosura me ligj.

Kompanitë amerikane nuk duket se kanë bërë asnjë kontroll mbi pronësinë e DNA-së gjermane. Mjaftonin letra të thjeshta biznesi për të përfunduar transaksione kaq delikate për sigurinë amerikane dhe më gjerë.

Dyshja Orekhov- Uss kishte nisur gjithashtu një tregti intensive klandestine nafte, duke kontaktuar dy venezuelianët, Serrano Ponce dhe Soto, të cilat kishin lidhje të forta në qeverinë e Nicolas Maduro.

Ngarkesat e naftës së papërpunuar u dërguan më pas në Kinë dhe Rusi, nga të cilat u arrit një xhiro prej qindra milionë dollarësh, shpesh të konvertuara në kriptomonedha. Rrjedha e parave ndoqi një rrugë misterioze, duke kaluar midis parajsave fiskale dhe kompanive guackë.

Tani pritet një kërkesë zyrtare për ekstradim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Ndërkohë Artem Uss po mbahet në burgun e Busto Arsizio, siç konfirmoi avokati i tij Vinicio Nardo. Procedura parashikon që i akuzuari mund të refuzojë t’i dorëzohet gjyqësorit amerikan. Në atë pikë, sistemi i drejtësisë italiane ka gjashtë muaj kohë për të shqyrtuar dokumentacionin që vjen nga Nju Jorku dhe të vendosë nëse do të lejojë ekstradimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat