"Njeriu më i “pistë” në botë" vdes vetëm disa javë pasi u la për herë të parë në 67 vjet

Bota

"Njeriu më i “pistë” në botë" vdes vetëm disa javë pasi u la për herë të parë në 67 vjet

Nga: Beqir Sina Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:57
Amou Haji

IRAN : Një burrë që kaloi 67 vjet pa u larë vdiq vetëm disa muaj pasi u detyrua të bënte larjen e trupit të tij të parë në gjashtë dekada, kështu të paktën shkruan Ellie Abraham e revistës Time.

Në shkrimin thuhet se Amou Haji(Haxhi), i cili u quajt "njeriu më i ndyrë në botë", vdiq në moshën 94-vjeçare, të dielën (23/tetor/2022)në fshatin Dejgah -Iran , sipas lajmeve të mediave shtetërore iraniane.

Gjithmon duke iu referuar medieve shtetrore iraniane, thuhet se Haxhi nuk bëri dush për rreth 67 vjet dhe pretendoi se e bëri këtë sepse kishte frikë se do t'i sillte fat dhe nuk do ta sëmurte.

Po simbas lajmeve lokale, të cikat iu referohet edhe axhensia shtetrore iraniane thuhet se fshatarët e kishin çuar Haxhin në një banjë për t'u larë vetëm disa muaj para se të vdiste.

Agjencia e lajmeve IRNA shkroi: "Jo shumë kohë më vonë, ai u sëmur dhe më në fund, të dielën ... dha jetën."

Amou u fotografua i mbuluar me nje bluz me kokore të papastërt dhe mbuluar nga blozë dhe dyshohet se kishte një neveri ndaj sapunit dhe ujit. Thuhet se ai madje e urrente mendimin e larjes së trupit .

Haxhiu jo vetëm që nuk donte të lahej, por as nuk hante fruta apo pije të freskëta dhe jetonte me ushqime te thata, ndersa thuhet se pinte deri në pesë litra ujë në ditë. Në vend të duhanit, ai pinte jashtëqitjet e thara të kafshëve në një tub.

Image
Amou Haji

Vendasit që ishin të shqetësuar për mirëqenien e tij i ndërtuan atij një kasolle me tulla për t'u strehuar dhe e bindën atë të bënte dush disa muaj para se të vdiste pasi mësoi se ishte i vetmuar për shkak të mungesës së miqve.

Pavarësisht mënyrës së tij të pazakontë të jetës, Haxhi deri para disa muajve ishte  në shëndet jashtëzakonisht të mirë. Në fillim të këtij viti, një ekip mjekësh, i udhëhequr nga Dr Gholamreza Mowlavi, i cili është profesor në Shkollën e Shëndetit Publik të Teheranit, testoi Haxhin për sëmundje të tilla si HIV dhe hepatiti.

Ata u mahnitën kur zbuluan se ai nuk kishte asnjë infeksion bakterial ose parazitar përveç Trikinozës, e cila vjen nga ngrënia e mishit të papërpunuar dhe për të cilën Haji nuk vuante asnjë simptomë.

Mjekët arritën në përfundimin se ai duhet të ketë fituar në trupin e tij të pa larë për 67 vjet një sistem imunitar jashtëzakonisht të fortë pas vitesh jete në kushte kaq të këqija, ndërsa vdiq  vetëm disa javë pasi u la për herë të parë në 67 vjet, thotë axhensia shtetrore e lajmeve iraniane IRNA.

Image
Amou Haji
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat