Fabrika britanike e baterive “Britishvolt” parandalon kolapsin financiar

Bota

Fabrika britanike e baterive “Britishvolt” parandalon kolapsin financiar

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Fabrika britanike e baterive “Britishvolt” ka shmangur kolapsin financiar, duke siguruar fonde shtesë për biznesin.

Siç shkruan BBC, e ardhmja e start-up-it u vu në dyshim për shkak të frikës se mund të mbetej pa para, pasi qeveria refuzoi ta financonte me një paradhënie prej 30 milionë £.

Kompania dëshiron të ndërtojë një fabrikë në Blyth në Northumberland, e cila do të ndërtojë bateri për automjetet elektrike.

“Ajo tani ka siguruar para për biznesin që të qëndrojë në këmbë në afat të shkurtër dhe të mesëm”, thanë burime, të cilat burime nuk komentuan mbi identitetin e mbështetësit ose mbështetësve të rinj.

Britishvolt ka luftuar për të gjetur investitorë për të ndihmuar në financimin e ndërtimit të fabrikës në Blyth. Fabrika pritej të krijonte 3000 vende pune, por tashmë është shtyrë disa herë, gjë që ka çuar në dyshime nëse projekti prej 3.8 miliardë £ do të bëhet realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat