Pak para bisedimeve për paqe, sërish përplasje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Bota

Pak para bisedimeve për paqe, sërish përplasje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Armenia dhe Azerbajxhani fajësuan sot njëri-tjetrin për përplasjet e reja në kufirin mes dy vendeve, pak para fillimit të bisedimeve në Uashington që synojnë t’i japin fund konfliktit që ka shkaktuar qindra viktima në muajt e fundit, sipas mediave të huaja.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve rivale të Kaukazit do të udhëtojnë sot në SHBA për bisedime nën udhëheqjen e homologut të tyre amerikan Anthony Blinken.

Më pak se një javë më parë, kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev u zotuan “të mos përdorin forcën” gjatë një samiti në Rusi ku mori pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Por mëngjesin e së hënës “njësitë e forcave të armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr kundër pozicioneve armene të vendosura në pjesën lindore të kufirit”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Armenisë, duke shtuar se ” nuk ka viktima”.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit akuzoi forcat armene se qëlluan me armë,  pa shkaktuar asnjë viktimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat