Ekipet e shpëtimit kërkojnë pesë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos pranë Tunizisë

Bota

Ekipet e shpëtimit kërkojnë pesë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos pranë Tunizisë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një varkë me të paktën 16 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali u mbyt në brigjet e Tunizisë të martën, me të paktën pesë persona të zhdukur dhe një trup të gjetur, tha një zyrtar i sigurisë.

Zyrtari i tha Reuters se 10 persona ishin shpëtuar.

Njësitë e rojës bregdetare po vazhdonin kërkimin për personat e zhdukur që ishin në bordin e varkës që u përmbys në brigjet e qytetit verior të Bizerte.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur pasi tentativat për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë është rritur.

Qindra mijëra njerëz kanë bërë udhëtimin e rrezikshëm duke kaluar Mesdheun në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat