EMRI/ Aksident fatal, gjuetari vret gabimisht ish-nënkryetarin e Bashkisë: E ngatërrova me një derr të egër

Bota

EMRI/ Aksident fatal, gjuetari vret gabimisht ish-nënkryetarin e Bashkisë: E ngatërrova me një derr të egër

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Salernos, në zonën e Montesanit në Vallo della Lucani, pasi një gjuetar vrau shokun e tij pasi e ngatërroi atë me një derr të egër.

Viktimë e këtij aksidenti ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë së Castelnuovo Cilento, Giuseppe Lambiase, 70 vjeç.

Siaps asaj që shkruajnë mediat italiane ish-nënkryetari i Bashkisë kishte dalë për gjah me një mikun e tij, dhe në një moment ky i fundit e qëllon gabimisht pasi e ngatërroi me një derr të egër.

Pavarësisht dërgimit të tij me urgjencë në spital dhe ndihmën e mjekëve, 70-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat