Pamjet/ Pas tërheqjes së trupave, rusët vjedhin kafshët nga një kopsht zoologjik në Kherson

Bota

Pamjet/ Pas tërheqjes së trupave, rusët vjedhin kafshët nga një kopsht zoologjik në Kherson

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Rusët vjedhin kafshët nga një kopsht zoologjik në Kherson

Një video që tregon ushtarët rusë duke vjedhur kafshë nga një kopsht zoologjik gjatë tërheqjes së tyre nga rajoni Kherson në Ukrainën jugore po bën xhiron e rrjetit.

Kujdestari i kopshtit zoologjik Oleg Zubkov shihet duke futur një lamë në pjesën e pasme të një furgoni dhe duke u përpjekur të kapë një rakun nga bishti dhe duke e vendosur në një kafaz.

Një video tjetër tregon një tufë ujqërish të marrë nga një kopsht zoologjik në qytetin Kherson të Ukrainës, të çliruar së fundmi, teksa mbërrijnë në Parkun e Luanëve Taigan të Krimesë, i cili është në pronësi të Zubkov.

Duke e quajtur atë një ‘evakuim të përkohshëm’,  Zubkov tha: ‘Do të jetë shumë më mirë për ujqërit këtu: një territor i madh, dielli i Krimesë… ka qenë ëndrra e tyre të jetojnë këtu.’

Ai pretendon se ujqërit do të kthehen nëse Rusia merr sërish në kontroll Kherson, megjithëse kafshët e tjera ka të ngjarë të qëndrojnë aty ku janë.

Operacioni është dënuar nga autoritetet ukrainase, të cilat kanë akuzuar Rusinë për plaçkitjen e Khersonit ndërsa ajo tërhiqet nga qyteti i çliruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat