​Shefi i MI5: Spiunët rusë pësuan goditjen më të madhe strategjike në historinë e fundit

Bota

​Shefi i MI5: Spiunët rusë pësuan goditjen më të madhe strategjike në historinë e fundit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Ken McCallum

Ken McCallum, drejtor i agjencisë britanike të inteligjencës MI5, prezantoi sot raportin vjetor mbi kërcënimet e sigurisë.

Ai tha se Rusia pësoi "goditjen më të rëndë strategjike në historinë e fundit" sepse rreth 400 spiunë rusë u dëbuan nga Evropa pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Por Kremlini po përpiqet të rindërtojë rrjetin e tij të spiunazhit, paralajmëroi McCallum.

Ai tha se Britania dëboi 23 spiunë rusë që paraqiteshin si diplomatë pas helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal në Salisbury në vitin 2018 dhe që atëherë kishte refuzuar "më shumë se 100 aplikime ruse për viza diplomatike" për arsye të sigurisë kombëtare.

Duke komentuar pretendimet ruse se Britania ishte e përfshirë në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, McCallum tha se ato ishin "qesharake". Por ai shtoi se "Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë gati për agresionin rus në vitet në vijim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat