Putini rekruton 35 mijë të burgosur, vrasës – përdhunues e kanibalë

Bota

Putini rekruton 35 mijë të burgosur, vrasës – përdhunues e kanibalë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka rekrutuar 35 mijë të burgosur, përfshirë përdhunues, vrasës dhe shtatë kanibalë, që u dërguan në luftë në Ukrainë.

Rekrutët e rinj do të lirohen nga akuzat dhe të jetojnë të lirë nëse arrijnë të mbijetojnë luftës nëse shkojnë në fushëbetejë në Ukrainë.

Këtë javë, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, nga ushtria private e Putinit, vizitoi ish-kampin e të burgosurve Gulag në lindje të Siberisë dhe tani ka për qëllim të rekrutojë sa më shumë të burgosur nga burgjet e tjera në Rusi.

Dyshohet se disa prej këtyre të burgosurve janë vrarë në beteja, e ekspertët perëndimorë po thonë se Kremlini po i shfrytëzon ata si mish për top.

Në anën tjetër, mbi 40 prej tyre janë ekzekutuar për dezertim nga Wagner që zakonisht Putini e angazhon për t’ia kryer punët e pista.

Rekrutimi i të burgosurve për vepra shumë të rënda penale, po shihet si një goditje e rëndë për Putinin, të cilit po i mungon personeli profesionistë ushtarakë.

Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e duke parë se ka nevojë për më shumë njerëz në fushëbetejë, nuk po zgjedhë mjete.

Tani po rekruton përdhunues, vrasës e kanibalë, ku shumica prej tyre ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat