Momenti emocionues i ushtarit ukrainas i cili qan nga lumturia pas çlirimit të Khersonit

Bota

Momenti emocionues i ushtarit ukrainas i cili qan nga lumturia pas çlirimit të Khersonit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:36
Ushtari ukrainas

Një video e cila u shpërnda gjerësisht në Twitterin tregon momentin kur një ushtar ukrainas po qante nga lumturia pas çlirimit të qytetit të tij të lindjes Kherson.

Rusia tërhoqi trupat e saj nga Khersoni të premten e kaluar.

Video të ndryshme emocionuese u shfaqën pasi u çlirua ky qytet. Qytetarët ende pa mbërritur trupat ukrainase, dolën në qendër për të festuar.

“Një video që është e pamundur të shikohet pa lot. Një ushtar ukrainas qan nga lumturia pas çlirimit të qytetit të tij të lindjes Kherson”, thuhet në mbishkrimin e videos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat