Kryetari i Londrës kundër rikthimit të llogarisë së Trumpit në Twitter: Shpërndarës i urrejtjes

Bota

Kryetari i Londrës kundër rikthimit të llogarisë së Trumpit në Twitter: Shpërndarës i urrejtjes

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Sadiq Khan

Sadiq Khan, kryetar i Londrës, ka kritikuar vendimin e Twitterit për t’ia kthyer llogarinë Donald Trumpit, ish-presidentit amerikan.

Trump është njohur për një retorikë anti-myslimane gjatë fushatës së vitit 2016, ku edhe i fitoi zgjedhjet.

Khan i cili me besim fetar është mysliman ka thënë se Trumpit nuk duhet t’i japët qasje nëpër rrjete të mëdha sociale sepse ai vazhdon ta përhapë urrejtjen.

“Kthimi i Donald Trump në Twitter tregon pse ne kemi nevojë dëshpërimisht për rregullimin e ri të mediave sociale dhe fjalimit në internet. Liria e fjalës është jetike, por ajo duhet të balancohet kundër mbajtjes së njerëzve të tjerë të sigurt për të mbrojtur demokracinë dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Veprimet e Trump i kanë vënë njerëzit në rrezik nga krimet e urrejtjes dhe dhuna fizike dhe ai inkurajoi një përpjekje për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike amerikane më 6 janar. Ne tashmë e dimë se mund të ndodhë përsëri nëse ai lejohet të kthehet”, ka thënë ai.

Atij nuk duhet t’i jepet akses në një platformë të madhe për të vazhduar përhapjen e urrejtjes dhe minimin e demokracisë pa nënshkruar së paku një kod detyrues sjelljeje që çon në largimin e tij të menjëhershëm nëse prishet”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat