​Von der Leyen: Rindërtimi do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së

Bota

​Von der Leyen: Rindërtimi do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 22:41
Von der Leyen

Ukrainasit kanë nëntë muaj që luftojnë me guxim kundër agresorit rus dhe ne kurrë nuk mund të krahasojmë sakrificat e tyre, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Por, ne po i ndihmojmë ata në çdo mënyrë që mundemi.

Ne kemi mobilizuar mbi 19 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës këtë vit. Dhe më shumë do të vijnë”, shkroi në Twitter Ursula von der Leyen.

“Të gjitha vendet e BE-së tani kanë pranuar propozimin tonë për të ndarë 18 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ukrainën vitin e ardhshëm. Paratë e disbursuara rregullisht, për të ndihmuar riparimet urgjente dhe për të hapur rrugën për rindërtim. Një rindërtim që do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së”, theksoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat