Presidenti Putin “shpërbleu” liderët e disa shteteve duke i çuar në klub striptizmi! Ja çfarë i dhuroi

Bota

Presidenti Putin “shpërbleu” liderët e disa shteteve duke i çuar në klub striptizmi! Ja çfarë i dhuroi

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:08
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përpiqet të forcojë sa më shumë marrëdhëniet me aleatët e tij, për t’i pasur gjithmonë në krah për luftën në Ukrainë.

Media britanike “The Sun”, ka publikuar një artikull sipas të cilit Presidenti rus, ka gjetur një mënyrë shumë të mirë për të forcuar këto marrëdhëniet.

Sipas të përditshmes britanike, Putin ka çuar udhëheqësit e disa shteteve në një klub striptizmi në Shën Petersburg, lokal në pronësi të ish-të dashurës së Presidentit rus.

Pretendohet se në këtë festë, kanë qenë të pranishëm udhëheqësit e Armenisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.

Ata janë shoqëruar me një furgon VIP dhe me truproja të shumtë. Madje, sipas shkrimit të medias britanike, Putin u kishte dhuruar liderëve të disa shteteve edhe sende ari e argjendi me vlera marramendëse.

Udhëheqësit që ai priti janë të gjithë nga Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, një konfederatë e lirshme e kombeve që të gjithë dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Image
Foto

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat