Tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, situata në Nagorno-Karabakh në prag të krizës humanitare

Bota

Tensionet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, situata në Nagorno-Karabakh në prag të krizës humanitare

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:30
Nagorno-Karabakh

Situata në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh është shumë e vështirë për shkak të një bllokade nga Azerbajxhani, raporton France 24.

Rajoni me rreth 120,000 banorë ka mungesë ushqimi, ilaçesh dhe karburanti, dhe autoritetet armene kanë akuzuar Azerbajxhanin për orkestrimin e një krize humanitare të plotë në Karabakh, në rritjen e fundit të tensioneve dekadash midis dy vendeve ish-sovjetike.

Që nga mesi i dhjetorit, azerbajxhanasit kanë bllokuar një rrugë për të protestuar ndaj asaj që ata pretendojnë se është miniera e paligjshme që shkakton dëme mjedisore në Karabakh.

Baku pretendon se protestat janë spontane, por Jerevani akuzon Azerbajxhanin për orkestrimin e demonstratave në mënyrë që të shtyjë armenët të braktisin territorin e diskutueshëm.

Azerbajxhani dhe Armenia bënë dy luftëra për Karabakun. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, separatistët etnikë armenë në Karabakh u shkëputën nga Azerbajxhani. Konflikti që pasoi mori rreth 30,000 jetë.

Një tjetër shpërthim i dhunës në vitin 2020 mori më shumë se 6,500 jetë dhe përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia që bëri që Jerevani të dorëzonte territoret që kishte kontrolluar për dekada.

Tani armenët po akuzojnë autoritetet e Azerbajxhanit se po zhvillojnë një luftë të një lloji tjetër dhe po kërkojnë t’i shtyjnë armenët të largohen përgjithmonë nga Karabaku.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i kanë kërkuar Azerbajxhanit që “të lejojë lëvizjen e lirë përgjatë korridorit të Lachin”.

Që nga 12 dhjetori, aktivistët azerbajxhanas kanë bllokuar korridorin e Laçinit, e vetmja lidhje tokësore me Armeninë, për të protestuar ndaj asaj që ata pretendojnë se është minierat e paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat