Një copë e madhe akulli bie nga një çati dhe godet gjeneralin rus – përfundon në spital

Bota

Një copë e madhe akulli bie nga një çati dhe godet gjeneralin rus – përfundon në spital

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Anatoly Elizarov

Në Moskë, një akull gjigant ka rënë nga një çati mbi gjeneralin e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Federatës Ruse, Anatoly Elizarov.

Sipas shërbimit për shtyp të departamentit, gjenerali u shtrua në spital me lëndime të rënda, shkruajnë mediat e huaja.

Siç thuhet më tej, akulli ra nga çatia e ndërtesës së Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave.

Dhe gjenerali i Ministrisë së Situatave të Emergjencave kaloi aty gjatë pushimit të drekës.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pasditen e 27 dhjetorit dge Elizarov mori një lëndim të rëndë në kokë.

Prokuroria njoftoi se kishte nisur një hetim dhe do të zbulonte rrethanat dhe shkaqet e incidentit, si dhe të gjente përgjegjësit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ndërtesës nga akulli. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat