​Edhe NASA nderon Pelen

Bota

​Edhe NASA nderon Pelen

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 20:20
Statuja e Krishtit Shëlbues

Statuja e Krishtit Shëlbues, në Rio de Zhaneiro u ndriçua për nder të Pele, madje edhe NASA iu bashkua homazheve të panumërta për ikonën e ndjerë të futbollit brazilian.

“Ai u bë figura e parë mitike në sport”, sipas të përditshmes gjermane, “Süddeutsche Zeitung”, ndërsa gazeta sportive franceze “L’Equipe” tha se ai ishte një mbret.

Pele, lojtari i vetëm që fitoi Kupën e Botës tre herë, vdiq dje në moshën 82-vjeçare në një spital të San Paulo, pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë.

I quajtur mbreti i futbollit, vdekja e tij tërhoqi vemendjen e adhuruesve në vendlindjen e tij në Brazil, në mbarë botën dhe përtej komunitetit të futbollit dhe në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat