Oligarkët rusë kanë humbur 95 miliardë dollarë gjatë 2022, emri i njohur që u “dogj” më shumë nga sanksionet e Perëndimit

Bota

Oligarkët rusë kanë humbur 95 miliardë dollarë gjatë 2022, emri i njohur që u “dogj” më shumë nga sanksionet e Perëndimit

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 22:08
Roman Abramovich dhe Vladimir Putin

Oligarkët më të pasur rusë kanë humbur 95 miliardë dollarë këtë vit mes sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore për luftën në Ukrainë apo 330 milionë dollarë në ditë që kur Kremlini nisi pushtimin e tij, shkruan The Guardian.

Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea FC, ishte humbësi më i madh, me pasurinë e tij që ra me 57 për qind në 7.8 miliardë dollarë këtë vit, sipas indeksit të miliarderëve të Bloombergut.

Abramovich ishte një nga oligarkët e parë që iu nënshtrua sanksioneve të Britanisë së Madhe, pasi ministrat e akuzuan atë se kishte “lidhje të qarta” me regjimin e Putinit dhe se ishte në mesin e një grupi biznesmenësh të pasur rusë që kishin “gjak në duart e tyre”.

Pasuria e Gennady Timchenko, një investitor miliarder në energji dhe mik i ngushtë i Putinit, është ulur me 48 për qind në 11.8 miliardë dollarë dhe Suleiman Kerimov, një tjetër prej aleatëve të presidentit rus, ka humbur 41 për qind, duke rënë në 9 miliardë dollarë.

Qeveria e Britanisë ka ngrirë më shumë se 18 miliardë euro asete që u përkasin oligarkëve dhe rusëve të tjerë, totali i parë zyrtar i zbuluar së fundmi. Sanksionet janë vendosur ndaj 1271 personave  duke përfshirë Abramovichin dhe “Mbretin e Nikelit”, Vladimir Potanin, personi i dytë më i pasur i Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat