Gazetari tregon qysh u prit Viti i Ri në strehën kundër bombave në Kiev të Ukrainës

Bota

Gazetari tregon qysh u prit Viti i Ri në strehën kundër bombave në Kiev të Ukrainës

Më: 1 janar 2023 Në ora: 12:25
Fotoreporteri i luftës në Ukrainë, Nolan Peterson

Fotoreporteri i luftës në Ukrainë, Nolan Peterson, ka bërë një postim mbrëmjen e kaluar duke treguar se si po pritej Viti i Ri në kryeqytetin ukrainas, më saktë në një strehimore bombash, nga disa prej personazheve që i shihte. 

Përmes një postimi në Twitter që e ka shoqëruar edhe me fotografi, z. Peterson shkroi këto fjalë: “Ne dëgjuam gjëmimin e mbrojtjes ajrore në distancë, qeshjen e djemve të rinj që duan ta shijojnë jetën, zërin e një fëmije që luante video-lojë në smartfon, shakatë e disa të moshuarave që po flisnn për gjithçka dhe kurrgjë. Kjo është qysh nisi 2023-a në një strehimore bombash në Kiev,”

Kujtojmë se Ukraina po i druhet një ofensive të re ushtarake nga Rusia që thotë se mund të jetë e një shkalle të gjerë. 

Rusia nisi agresionin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 por ka hasur në një rezistencë të jashtëzakonshme nga ukrainasit që janë mbështetur edhe me armët më të avancuara perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat