Raportohet për abuzim seksual në burgjet e Iranit, gjykata kërkon të fillojë hetimet

Bota

Raportohet për abuzim seksual në burgjet e Iranit, gjykata kërkon të fillojë hetimet

Më: 5 janar 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Zyrtari më i lartë gjyqësor i Iranit i kërkoi sot prokurorit të hetojë akuzat për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të burgosurve, njoftoi faqja e internetit të gjykatës.

“Zëvendësi përgjegjës për çështjet ndërkombëtare të drejtësisë dhe sekretari i komisionit për të drejtat e njeriut, Kazem Garibabadi, i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të vendit që të kryejë një hetim të plotë mbi akuzat për sulme seksuale dhe përdhunime ndaj disa të burgosurve”, shkruan Mizan Online.

Të martën, zëdhënësi i gjyqësorit, Massoud Setagesi, kishte shprehur keqardhjen për një “pretendim të rremë” në lidhje me ” ngacmimin seksual i grave të burgosura”, e cila u transmetua nga “disa media armiqësore” ndaj Republikës Islamike.

Më 8 dhjetor, shërbimi i burgjeve iraniane kishte mohuar çdo sulm ndaj të burgosurve femra dhe kërcënoi se do të ngrejë një padi kundër kujtdo që shpërndan një informacion të tillë.

Irani është tronditur nga protestat për vdekjen e 16 shtatorit të Mahsha Amini, një gruaje kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Zyrtarët iranianë i përshkruajnë gjerësisht protestat si “trazira” dhe thonë se qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa mijëra të tjerë përfshirë gra janë arrestuar.

“Duke marrë parasysh implikimet shumë negative të akuzave të tilla, ju kërkojmë që të studioni dhe trajtoni me kujdes këto akuza, qofshin ato brenda apo jashtë vendit”, shkruan Garibabadi në letrën e tij të cituar nga Mizan Online.

“Fillimisht duhet kërkuar prova nga personat që i bëjnë këto pretendime”, shtoi ai, duke i bërë thirrje prokurorit që të vihet para drejtësisë Autorët (të sulmeve) ose ata që bëjnë pretendime të tilla, në varësi të rezultateve të hetimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat