​Valë e re sulmesh në të gjithë Ukrainën

Bota

​Valë e re sulmesh në të gjithë Ukrainën

Më: 14 janar 2023 Në ora: 23:11
Ilustrim

Rusia nisi një valë të re sulmesh me raketa anembanë Ukrainës të shtunën, duke vrarë të paktën pesë persona në një sulm në një bllok apartamentesh në qytetin lindor të Dnipro. Sulme pati edhe në një numër qytetesh të tjera, duke përfshirë Kievin, Kharkivin dhe Odesën.

Pjesa më e madhe e Ukrainës është pa energji elektrike pasi raketat goditën infrastrukturën e energjisë në disa qytete.

Sulmi në Dnipro goditi hyrjen e një ndërtese nëntëkatëshe, duke kthyer disa kate në rrënoja të djegura dhe duke lënë rreth 40 të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.

Një turmë e konsiderueshme njerëzish u mblodh për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në vendin e sulmit.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se operacioni i kërkimit në Dnipro do të vazhdojë gjatë gjithë natës: "Ne po luftojmë për çdo person, për çdo jetë".

Më herët, Britania e Madhe tha se do të dërgonte tanke Challenger 2 në Ukrainë për të ndihmuar mbrojtjen e vendit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se Challengers do të ndihmonte forcat e Kievit "të shtyjnë trupat ruse prapa".

Rusia u përgjigj duke thënë se ofrimi i më shumë armëve për Ukrainën do të çonte në intensifikimin e operacioneve ruse dhe më shumë viktima civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat