Djaloshi nga Bangladeshi përfundoi në një shtet tjetër derisa luante fshehurazi në një anije

Bota

Djaloshi nga Bangladeshi përfundoi në një shtet tjetër derisa luante fshehurazi në një anije

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:48
Djaloshi nga Bangladeshi

Një djali të ri, loja fshehurazi i shkoi keq pasi kontejneri ku ishte fshehur është transportuar me anije në një vend krejtësisht tjetër.

Djaloshi 15-vjeçar, i cili është identifikuar vetëm si Fahim, filloi udhëtimin pasi vendosi të fshihej në një kontejner transporti të anijeve ndërsa luante me shokët në Bangladesh, raporton metro.co.uk.

Pa e ditur ai, kontejneri në të vërtetë ishte i destinuar për të shkuar në Malajzi dhe kur filloi të lëvizte pas disa orëve të fshehjes, kuptoi se po shkonte në një vend tjetër – 3200 kilometra larg shtëpisë.

Kontejneri u largua nga Bangladeshi më 11 janar ndërsa pas gjashtë ditëve arriti në Portin Klang të Malajzisë. Fahimi gjatë kësaj kohe kishte mbetur pa ushqim dhe ujë.

I tmerruar dhe i uritur u zbulua përfundimisht nga stafi i portit gati një javë më vonë pasi u dëgjua duke kërkuar ndihmë.

Pamjet e Fahimit të çorientuar dhe dukshëm të lodhur duke dalë nga kontejneri janë shpërndarë në internet.

Ai shihet tejet i dehidratuar dhe konfuz gjersa ishte i rrethuar nga njerëz të panjohur. Ai ‘flet’ shkurtimisht me vendasit përpara se të vendosej në barelë dhe të dërgohet në spital për trajtime ku thuhet se është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Ndryshe, policia njoftoi se rasti i Fahimit ka kaluar tek zyrtarët e imigracionit, në mënyrë që ai të mund të kthehet në shtëpi me të njëjtën anije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat