Dyshohet për përfshirjen ruse në djegien e Kuranit në Suedi!

Bota

Dyshohet për përfshirjen ruse në djegien e Kuranit në Suedi!

Më: 28 janar 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekke Haavisto spekulon se një shtet tjetër dëshiron të pengojë anëtarësimin suedez në NATO!

Në Finlandë, tani ka spekulime se është në të vërtetë Rusia ajo që qëndron indirekt pas djegies së Kuranit në Suedi, sipas Bloomberg.

"Lidhja e mundshme e Paludan me Rusinë është hetuar dhe lidhjet e mundshme janë gjetur në rrjetin e tij," thotë ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto në një intervistë të shtunën në kanalin televiziv finlandez YLE TV1.
Bloomberg shkruan më tej se Haavisto pothuajse konfirmon një lidhje të mundshme ruse.

Ministri i Jashtëm i Rusisë nuk e ka komentuar këtë veprim.

“I gjithë episodi ngre pyetje nëse një palë e tretë e mundshme dëshiron të krijoj kaos, për shembull Rusia, apo një palë tjetër që nuk dëshiron anëtarësimin në NATO dhe dëshiron të provokojë për ta arritur atë. Është e pafalshme”, thotë Haavisto.

Autoritetet suedeze nuk kanë komentuar një lidhje të mundshme ruse me Paludan, por ministri suedez i shtetit Ulf Kristersson ka thënë këtë javë se ata kanë vënë re forca që mund të duan ta mbajnë Suedinë jashtë NATO-s.

“Ka forca si në Suedi ashtu edhe jashtë saj që duan të pengojnë anëtarësimin suedez në NATO”, ka thënë ai sipas Bloomberg./ I përkthyer nga Hamdi Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat