E zuri gjumi në kontejner teksa luante kukafshehti, 15-vjeçari zgjohet në një shtet tjetër pas 6 ditësh

Bota

E zuri gjumi në kontejner teksa luante kukafshehti, 15-vjeçari zgjohet në një shtet tjetër pas 6 ditësh

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:53
F

Një 15-vjeçar nga Bangladeshi, i cili ‘u zhduk’ teksa luante ‘kukafshehti’ me miqtë e tij, u gjet gjashtë ditë më vonë në një shtet tjetër.

Sipas Daily Mail, djali, i identifikuar vetëm si Fahim, ngeci në një kontejner transporti gjatë lojës më 11 janar. I rraskapitur, ai ra në gjumë brenda kontejnerit, duke mos kuptuar se po dërgohej në Malajzi.

Ndërsa 15-vjeçari flinte, kontejneri u paketua dhe u dërgua për në Malajzi. Ai u largua nga Bangladeshi më 11 janar dhe arriti në destinacionin e tij më 17 janar – gjashtë ditë që Fahim i kaloi pa ushqim dhe ujë brenda kontejnerit.

Edhe pse 15-vjeçari bërtiti për ndihmë disa herë, ai nuk u zbulua derisa kontejneri arriti në destinacionin e tij, Port Klang i Malajzisë.

Aty ai u gjet i rraskapitur, i dehidratuar dhe duke qarë pasi zyrtarët në Malajzi dëgjuan një tingull trokitjeje që vinte nga kontejneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat