Po ecnin nëpër një fushë të gjelbëruar, momenti kur raketat ukrainase godasin direkt këmbësorinë ruse

Bota

Po ecnin nëpër një fushë të gjelbëruar, momenti kur raketat ukrainase godasin direkt këmbësorinë ruse

Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një oficer i ushtrisë ukrainase ka publikuar pamjet e momentit, kur forcat e tij “heqin nga faqja e dheut’ një njësi të ushtrisë ruse.

Në video shihen një grup i ushtarëve rusë duke ecur nëpër një fushë të gjelbëruar – pasi ishin frikësuar nga luftimet e ashpra.

Disa momente më pas, shumë prej ushtarëve vriten dhe disa tjerë plagosen rëndë, kur trupat ukrainase fillojnë një sërë sulmesh me raketa në drejtim të tyre.

Oficeri ukrainas Anatoly Shtefan, që shpërndau videon ka shkruar në Twitter se “kushdo që shkon në tokën e tyre me shpatë do të vritet nga shpata”.

“Puna e palodhshme e njësive tonë në lindje të Ukrainës”, tha ndër tjera Shtefan.

Në video shihen ushtarët rusë kur goditen drejtpërdrejtë nga raketa e ukrainasve.

Kur shpërthimi i parë ndodhi, rusët menduan se përfundoi me kaq dhe vrapuan për t’i ndihmuar bashkëluftëtarët, por edhe ata e pësuan keq.

Arma që u përdor janë raketat Tochka-U, që janë të dizajnuara enkas për të goditur objektiva të vogla thellë në vijën e parë të forcave pushtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat