Gjermanisë i duhet shpejtë ta plotësojë numrin e Leopardëve, pasi 14 ia dhuroi Ukrainës

Bota

Gjermanisë i duhet shpejtë ta plotësojë numrin e Leopardëve, pasi 14 ia dhuroi Ukrainës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Gjermanisë i duhet t’i porosisë tanket e reja, Leopard, pasi u zotua që 14 t’ia dhurojë Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se ata shpejt tash duhet ta plotësojnë boshllëkun, raporton CNN.

“Faktori vendimtar për mua është që t’i porositim tanket e reja, dhe jo të marrë kohë një vit, por shpejtë. Prodhimi mund të nisë kështu që ne mund të planifikojmë se sa Leopardë do t’i kemi në dispozicion dhe kur”, është shprehur ai.

“Kah vinë paratë nuk më intereson. Ajo që ka vlerë është se sa shpejtë do të vinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat